Rreth Kompanisë

Profili

Stafi

Shërbimet e Ofruara

 

 

         
   
         
Kontakt
Adresa : Kullat Binjake
Tiranë, Shqipëri
Tel. +355 42 280 438
Mob. +355 68 20 64 464
Mob. +355 68 40 30 005
Fax. +355 42 280 438
Email. info@telniks.com

 

 

KOMPANIA TELNIKS kryen aktivitet e saj në fushën e ndërtimit të pilotave, diafragmave, përforcim bazamente etj. Aktiviteti kryesor i Komanise TELNIKS konsiston  në :

  • Ndërtime pilota e diafragma (parkime nëntokësore).
  • Ndërtim pilotash për ura dhe bankina portuale.
  • Shpime injektime ankerash dhe çimentimi i tyre, si dhe testimi me paisjen e ankerave.
  • Shpime pusesh hidro-gjeologjike, gjeologo - inxhinierike.
  • Përforcime themelesh, ndërtim pilotash në terrene të dobëta dhe të rrëshqitshme.
  • Studime gjeologo-inxhinierike.
  • Gërmime e transport dherash e materiale inerte.

 

 

Gjatë viteve u zgjerua aktiviteti ekonomik financiar i kompanisë, duke bërë të mundur jo vetem arritjen e treguesve të efektivitetit financiar dhe rritjes së ndjeshme të volumit të punimeve, por njëkohësisht është krijuar e zgjeruar stafi teknik me inxhinierë (nga të cilët pjesa më e madhe është me përvojë të gjatë pune), është kompletuar stafi përdorues me manovratorët e makinerive dhe paisjeve të punës dhe gradualisht është rritur aftësimi professional në njohjen e mire të punës dhe të makinerive.

Zgjerimi i aktivitetit në drejtim të ndërtimit të diafragmave, një fushë e re kjo për ndërtimin shqiptar në përgjithësi, çoi në bashkëpunimin me specialistë Italiane me shumë përvojë, të cilët punuan dhe dhanë eksperiencën e tyre për një periudhë më tepër se një vit pranë firmës tonë.

Megjithëse me aktivitet të kufizuar në kohë, firma TELNIKS për këtë periudhë ka realizuar me sukses mjaft projekte të cilat janë përshkruar në tabelën e volumeve të punimeve të kryera. Në të gjitha projektet që kemi realizuar, karakteristike është cilësia dhe zbatimi i grafikut të kryerjes së punimeve. Kjo është rrjedhoje e punës së kujdesshme që ka bërë personeli inxhiniero-teknik për zbatimin me korektësi të disiplines teknike në kryerjen e punimeve si dhe  në veçanti të punës cilësore për ndjekjen nga afër të të gjitha proceseve të punës që nga gërmimi i pilotës, ulja e zgares së hekurit, dhe deri në betonimin e saj.

 

hosting by Alb-Hosting

© 2009 Telniks shpk - Të gjitha të drejtat e rezervuara.