Stafi i Kompanisë TELNIKS përbëhet nga një ekip inxhniero-teknik me një përvojë të suksesshme në fushat e aktivitetit të kompanisë. Në pronësi të firmës janë dy makineri për diafragma, tre makineri për pilota dhe dy sonda për ankerime, të cilat janë të kompletuara me manovratorë, sondistë dhe punëtorë të tjerë që merren me proçeset ndihmëse.
Struktura organizative e firmës është e ndërtuar mbi bazën e pesë sektorëve të cilët funksionojnë në mënyrë të pavarur si dhe mbështeten nga një repart ndihmës (Ofiçina) me specialistë shumë të aftë për mirëmbajtjen e makinerive.
- Sektori i diafragmave
- Sektori i pilotave
- Sektori i ankerimit
- Sektori i shpimeve hidro-gjeologjike
- Sektori i gërmimeve dhe transportit